Fjolla përfundon në spital pas arrestimit

By

Fjolla Morina, këngëtarja që u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është shtruar në spitalin e Kukësit. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, Morina është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fjolla Morina u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e saj u gjet një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe dy personat e tjerë që ishin në mjetin “Audi Q7” me Morinën. Ata janë: F.M., dhe F.S., nga 29 vjeç secili, banues në Kosovë e Belgjikë. Nuk dihet nëse pasi të marrë ndihmën mjekësore, Fjolla Morina do të kthehet sërish në qeli.

Artikuj të ngjashëm