Në vitet e 70-ta diku në perëndim të Bronksit në New York lindi një kulturë e re muzikore e quajtur Hip Hop. Krijuesit e kësaj rryme rrëfenin për jetën dhe për plot probleme që asokohe ndodhnin në lagjet amerikane.
Substancat narkotike siç janë droga e alkooli ishin e vetmja gjë e cila ua lëhtësonte jetesën dhe u shërbente artistëve si mjet inspirimi.
Këto dukuri në atë kohë zunë vend kyq në këngët e reperëve botëror të cilët në pothuajse cdo krijim të tyre nuk linin pa përmendur marihuanën, alkoolin apo paratë të cilat i fitonin nga kjo kulturë muzikore.
Kjo rrymë shumë shpejt preki edhe vendet tjera në botë duke përfshirë këtu edhe trojet shqiptare.
Sot diskografia jonë numron shumë projekte në të cilat flitet për substanca narkotike e për efektin e tyre.
Labelit Babastars nuk i ka mjaftuar vetëm titulli “High” për të treguar se i përkasin këtij imazhi, ata klipin e kësaj kënge e kanë realizuar në mesin e marihuanes. Dhe jo vetem, babastars në përbërje prej 6 reperëve vazhduan edhe me dy këngë tjera të cilat përçojnë po këtë mesazh.
E reperi tjetër Bim Bima nuk hezitoi ta fshehë se ai më të vërtetë e don barin, duke ia vënë pikërisht kështu titullin një kënge të tij.
As Stresi nuk i iku këtij trendi. Bile ai është nga ata artist që e konsumon dhe është shumë i dhënë pas marihuanes. Në rrjetet sociale Stresi shumë shpesh poston fotografi të cilat pothuajse gjithmonë kanë krijuar lajm për shkak të pranisë së drogës në këto fotografi.
Edhe Tuna, Enca Haxhia e Zaimina Vasjari shpësh herë janë veshur me simbole të substancave narkotike, disa në videoklipe e disa në rrjete sociale.
Real 1 pothuajse gjithë instagramin e ka të mbushur me fotografi në të cilat figuron bari e rrallë herë vet ai.
Edhe Mc Kresha sado pak në profilin e tij në Twitter mban një fotografi ku shihet një spec i mbushur me “mall”.
Por jo vetëm artistët e lartëpërmendur e vënë në pah këtë dukuri, ka edhe të tjerë të cilët i dhënë hapsirë drogës në forma të ndryshme./Prive.al