Protestonte kundër Trump, arrestohet aktorja amerikane që fitoi Oscar

By

Aktorja e famshme amerikane, fituese e çmimit Oscar, Susan Sarandon është arrestuar nga policia amerikane.

Ajo ishte në mesin e 575 grave që u arrestuan në Uashington gjatë së mërkurës pasi që kishin dalë në protestë kundër presidentit Donald Trump.

Arsyeja pse po protestonin ishin politikat me zero tolerancë karshi imigrantëve, që Trump i ka vendosur së fundmi përmes Departamentit të Drejtësisë.

Sarandon ishte në mesin e protestuesve që po bartnin pankartat me mbishkrimin: “Ne brengosemi”, si referencë për xhaketën kontroverse që Melania Trump kishte veshur kur kishte vizituar kampet e refugjatëve gjatë javës së kaluar, raporton The Guardian, transmeton Prive. /Prive.al

Vizitë te fëmijët emigrantë dhe Melania Trump vesh xhaketën me mbishkrimin më të papërshtatshëm

Artikuj të ngjashëm