E dashura e Mozzikut, Loredana Zefi, muajin e kaluar publikoi projektin e saj të parë ‘Sonnenbrille’ në gjuhën gjermane.
Projekti arriti mbi 12 milionë klikime në youtube dhe mori mijëra pëlqime, madje Loredana atë ditë hapi kanalin e saj zyrtar i cili ka arritur tashmë 100 mijë subscribes.
Kjo këngë ka shkaktuar zhurmë në Gjermani e Zvicër, duke u shndërruar në hit të madh, e këtë e vërteton edhe një video të cilën Mozzik e ka publikuar duke e etiketuar të dashurën e tij.
‘hahahahha kënga e parë. Mbyti habibi’, shkroi reperi nën video.
Thuhet se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë por akoma nuk ka asgjë zyrtare./Prive.al