Javë më parë u përfol se Bieta Sulo, bashkëshortja e Alban Dudushit do jetë personi të cilit do i besohet formati i ‘Pasdite në Top Channel’.
Një emision i cili që prej fillimeve nuk është shquar për stabilitet në figurat udhëheqëse duket se do zgjedhjë një variant më të sigurt, brenda për brenda Top-it.
Ndonëse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar vetë Bieta, postimi i fundit ka vulosur pothuajse gjithçka.
Në një ambient të studiove të reja, me djalin në krah, ajo shprehet: ‘Duke i ndenjur punës mbi kokë, për projektin e ri të mamës’.
Kujtojmë se Top Channel është në qendër të vëmendjes mbi thashethemet për mungesë stabiliteti. Ardhja e Ben Blushit drejtor është bërë shkas sipas mediave, për largime në varg e mospajtime me motrat Hoxha, Lorin dhe Sarën teksa në qarqe të ndryshme, raportohet për krizë financiare dhe shitje aksionesh tek palë të tjera së shpejti. /Prive.al