Adelina i rikthehet koncerteve (VIDEO)

By

Rikthimin e bujshëm e pati me projektin ‘T’iqja’ i cili bëri që Adelina Ismaili të rikthehet sërish në vëmendjen e shoubizit shqiptar duke plotësuar dëshirën e fansave të zjarrtë të cilëve këngëtarja iu mungonte tash e sa kohë.

E duket se paralelisht me rikthimin në skenë me projekte, këngëtarja Ismaili po i rikthehet edhe koncerteve.

Mbrëmjen që lamë pas ajo ka performuar në Avalon Club të Zvicrës dhe atmosfera në bazë të videove, duket të ketë qenë impozante.

Ndryshe, Prive.al ka arritur të mësojë se ky koncert përbën vetëm startin për Adelinën e cila përgjatë gjithë sezonit do jetë me koncerte nga qendrat kryesore të Kosovës e deri kudo tjetër ku flitet shqip. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm