Producenti që i ka komentuar Faton Shoshit është thjesht WOOW!

By

Ka tash e një kohë që menaxhon artistë në trojet shqiptare por eksperienca pas ‘shpërthimit’ të ‘Bonbon’ në tregun ndërkombëtar të muzikës duket se menaxherit Faton Shoshi i ka krijuar miqësi të rëndësishme dhe të rralla.

Këtë e ka vulosur më së miri postimi i fundit I tij ku shfaqet me dy djemtë e familjes artistike që udhëheq, Ledrin dhe reperin e ri shumë interesant, Butën.

Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Faton Shoshit I ka ardhur një koment nga besoni ose jo, producenti që ka punuar me divën e diskografisë muzikore, Beyonce.

Myles William, i cili ka dorë në këngën ‘Freedom’ nga albumi ‘Lemonade’ i këngëtares së njohur duket se i ka pëlqyer mjaft fotografia e menaxherit siç edhe ka deklaruar duke u shprehur: ‘Cool pic’.

Ndryshe, projekti i parë bashkëpunim mes Ledrit dhe Butës, djemve të ‘Nesër Music’ do jetë gati shumë shpejt teksa xhirimet e videoklipit pritet të nisin në javën në vazhdim.  Prive.al/

Artikuj të ngjashëm