Probleme për gruan e Burakut gjatë shtatzënisë

By

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcevit janë të martuar prej dy vitesh dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fahriye është në muajin e shtatë të shtatzënisë po është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe është shtruar menjëherë në spital.

Aktorja 32-vjeçare është prekur nga virozat e stinës por për shkak edhe të gjendjes në të cilën ndodhet ka shfaqur komplikacione. Sipas mediave turke, ajo ka humbur imunitetin dhe gjendja e saj po monitorohet gjatë gjithë kohës nga mjekët.

Ndërkohë i shoqi, aktori simpatik Burak Ozcevit është gjatë gjithë kohës pranë saj. Siç e dimë, Ozcevit ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në projekte të reja deri sa të vijë në jetë fëmija i tyre.

Artikuj të ngjashëm