Prive zbulon: Ndahen çifti i njohur shqiptar!

By

Prej disa kohësh mund të mos kemi dëgjuar sa i përket (ish)-çiftit Mark Marku e Nora Muçaj.

Mesa duket, jo pa arsye!

Burime të Prive.al kanë konfirmuar se pas disa vitesh bashkë, Marku dhe Nora i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Mark Marku dhe Nora Muçaj në Zvicër! - Privé - Faqja Zyrtare

Dyshja që bashkë kanë edhe dy fëmijë e kanë parë të udhës që të ndahen pas rreth pesë vitesh e gjysmë bashkë.

Burimet tona dhe kolegë pranë çiftit kanë konfirmuar se ndonëse nuk jetojnë më me njëri-tjetrin, ish-çifti mbajnë raport solid për shkak të dy fëmijëve.

Marku dhe Nora kurorëzuan dashurinë në Nëntorin e 2016-ës. /Prive.al

Mark Marku Në Lidhje Me Nora Muçaj

Artikuj të ngjashëm