Ishte Shtatori i vitit 2014 kur në media u shfaq një tjetër bukuroshe shqiptare.
17 vjeçarja Egzonita Ala mori famën kur në moshë fare të re u shpall si më e bukura e Gjermanisë duke triumfuar në një garë shumë të fortë.
Kosovarja vazhdoi me pjesëmarrje në disa kompeticione të tjera dhe intervista por papritmas u zhduk pa gjurmë.
Ajo nuk gjendet tash e një kohë as në rrjete sociale dhe këtë për një arsye të fortë.
Bukuroshja, siç zbuloi Prive në Prill tek rubrika ‘E vërtetë, e pavërtetë’ është martuar dhe pret të bëhet nënë.
E tashmë kur kanë mbetur pak javë deri tek ardhja në jetë e foshnjes, Prive ka arritur të mësoj edhe një detaj tjetër – gjininë.
Egzonita dhe bashkëshorti i saj Gazmendi priten të bëhen prindër të një djali.
Përpos urimit që djali t’i ngjajë nënës kah bukuria, një herë për një herë s’besoj se mund të themi diç tjetër. /Prive.al/
Foto: Egzonita në prapaskenat e xhirimit të një filmi