Kohë më parë u bë i ditur lajmi se aktorja shqiptare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël.
38-vjeçarja është shtatzënë me partnerin e saj disa vite më të madh në moshë, Peter Palandjiani i cili është CEO i Korporatës Interkontinentale Real Estate.
E kur kanë mbetur vetëm pak javë nga lindja, Eliza ka ndarë me ndjekësit një imazh se si duket në muajin e tetë të shtatzënisë.
‘8 muaj. Selfie nga banjot. Sa shumë kanë ndryshuar kohët’ – shprehet aktorja në foton e publikuar.
E tani vetëm edhe ca ditë kanë mbetur, kur pritjes së ëmbël i vie fundi, dhe Eliza Dushku të sjellë në jetë vogëlushin e saj. Ajo la të ndjekësit e saj të kuptojnë se shumë shpejtë do të bëhen prindër me një foto që postoi në Instagram, ku shihet duke mbërthyer barkun e saj te fryrë dhe duke buzëqeshur me bashkëshortin e saj në krah. /Prive.al