Pritej të performonte, pse s’u shfaq dje Dafina në stadium?

By

Në meçet e mbrëmshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në mesin e artistëve të paraparë për të kënduar qe edhe Dafina Zeqiri.

Emri i saj u paralajmërua krah të tjerëve si Ilir Shaqiri, Gold AG e Meda që u shfaqën sipas planit në organizimin i cili nuk qe në pritshmëritë e tij marrë shkas nga moti me shi dhe kritikat mbi organizimin.

Fakti që nuk doli dhe nuk u sqarua mbi arsyet bëri që në rrjet të komentohet mungesa e Dafinës mbrëmë.

E tek sot masdite, këngëtarja ka dhënë një version të saj i cili më shumë se realitet, duket pretekst.

Ajo e ka fajësuar motin, i cili ndonëse me shumë reshje, nuk anuloi asgjë tjetër pos performancës së saj.

‘Stafi im bashkë me organizatorin duke parë kushtet atmosferike kanë ardhur në një përfundim të përbashkët për mosprezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event saqë edhe po të paraqitesha në skenë do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur’, është shprehur ajo mes tjerash.

Kujtojmë se meçet e sotme kanë qenë kryetemë marrë shkas nga fakti se u dyshua shumë mbi transparencën dhe gjykimin e (pa)drejtë të referit në disa meçe, përfshirë atë ku fitoi Robin Krasniqi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm