Prisni pak! Enca dhe Bearti kaluan mbrëmjen bashkë në Tiranë?

By

Bashkë sollën projektin “Rakia”, këngë kjo që shkaku i videoklipit ngjalli debat të madh.

Enca dhe Bearti sfiduan të zakonshmen duke sjellë skena shumë të nxehta tek “Rakia”.

E mesa duket, raporti i tyre s’ka mbetur vetëm në suazat e bashkëpunimit për videoklip.

Ata po konsolidojnë një miqësi, mjaftueshëm sa për t’u takuar mbrëmjeve në Tiranë.

Në story të publikuar nga Enca, ajo shihet teksa bën xhiro me makinë me Beartin që këto ditë është në Shqipëri.

“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohet duke thënë Enca nga makina teksa Bearti ka ndaluar për të blerë diçka në një dyqan teksa ka sfiduar ndjekësit nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.

Kujtojmë se i pyetur nga Prive nëse i ka rënë vijë të kuqe lidhjeve me vajza nga Tirana, pak javë më parë, Bearti u shpreh se tashmë ka bërë më shumë shoqe se dikur në Tiranë.

Ndërkaq, mbrëmë, Enca iu përgjigj 50 pyetjeve të emisionit Prive, të cilat nëse i keni humbur mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm