Një prej klubeve të natës më atraktive në kryeqytet, 13 Rooftop duket se është shndërruar në një prej destinacioneve të preferuara, mes tjerash edhe për shumë fytyra publike.
Me koncept interesant të mbrëmjeve që nuk limitohen brenda shablloneve të zakonshme me të cilat jemi mësuar të ndeshemi, 13-shi tashmë është alternativa e shumë fytyrave publike.
Edhe sonte, nën përkujdesjen e një prej DJ-ve më të suksesshëm, DJ GEEK e mërkurja i ka takuar femrave dhe jo vetëm.
Genc Prelvukaj, Fajt e Edis Kuraja siç shihet në fotot e siguruara nga Prive.al duket se po shijojnë jetën e natës në mes të javës.
Ndryshe, dy ditë më pas, të premten, nga e mërkurja e femrave klubi zhvendoset në një festë të ‘çmendur’ me DJ Dirty ku rezervimet vetëm se kanë filluar. Zgjedhja e duhur, definitivisht duket të jetë 13-shi!