Prishet edhe një miqësi shumë e ngushtë nga “Për’puthen”?

By

Ndonëse brenda në “Për’puthen” nuk doli asnjë çift i dashuruar zyrtarisht, brenda emisionit u krijuan shoqëri shumë të ngushta.

Dy nga ish-konkurrentët, Eri Aga dhe Arsim Abduli krijuan raporte shumë të ngushta dhe kësaj i atribuohet edhe interesimi i tyre në industrinë e muzikës.

Para dy muajsh, të dy dhe disa artistë të tjerë erdhën më bashkëpunimin veror “Columbiana”.

Mirëpo, dy miqtë nuk janë parë për javë të tëra në shoqërinë e njëri tjetrit dhe kjo ngriti dyshimet se ata mund t’i kenë dhënë fund miqësisë.

Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, meqenëse të dy janë fizikisht larg njëri tjetrit. Ishte Eri ai që sqaroi gjithcka teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.

Ndjekësi e pyeti se a shoqërohet akoma më Arsimin sepse ka kohë që nuk janë parë bashkë.

“Nuk e kam shok e kam vëlla, por kemi qenë larg për momentin”, u përgjigj ai teksa etiketoi edhe Arsimin.

Ky i fundit ripostoi përgjigjen e Erit duke shkruar “Vëlla” e shoqëruar me një emoji zemër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm