Prince Double H fyen Unikkatilin

By

Kanë një histori të gjatë të diss-ave me njëri-tjetrin. Prince Double H dhe Unikkatil njihen për një sërë konfrontimesh.

Madje si rezultat i kësaj armiqësie u krijua edhe “Ju ha për sgjalli” i cilësuar nga shumëkush si himn i dissave në repin shqiptar.

Por duket se drenicaku ende nuk është mjaftuar dhe sot ka lëshuar një ofendim të ri ndaj Viktor Palokajt. Në një postim në Instagram, Prince Double H ka bërë tag Unikkatilin në një foto që e bën këtë të fundit të konsiderohet femër nga reperi nga Drenica.

Ende nuk ka ndonjë koment nga Viktori teksa ky hap hedh benzinë në një relacion të tensionuar i cili me kalimin e kohës krijoi përshtypjen se i takon të kaluarës. /Prive.al/

Screenshots_2015-08-25-21-17-32

Artikuj të ngjashëm