Princ Leka dhe Princeshë Elia dëshmitarë në martesën historike

By

Princ Leka së bashku me Princeshën Elia morën pjesë në martesën historike dhe madhështore të Princit Imperial George Romanoc dhe Princeshës Victoria.

Ishte vetë Princ Leka, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ai së bashku me Princeshën kanë qenë dëshmitarë të dasmës së çiftit mbretëror.

“Te dashur miq,
Fundjaven e kaluar kam pasur kenaqesi te marr pjese në martesën historike te Princit Imperial George Romanov dhe Princeshës Victoria Romanovna, si deshmitar i dasmes se tyre.
Për ne ishte lumturi shumë e madhe të përjetonim kurorëzimin e dashurisë së dy miqve tanë, dy të rinjve të mrekullueshëm që meritojnë gjithë bekimet dhe lumturinë e botës!
St. Pitersburgu u gjallërua nga kjo dasëm fantastike që mikpriti të ftuar nga e gjithë bota, duke shpërfaqur madhështinë e një vendi me histori dhe tradita europiane. 100 vite pas revolucionit, Rusia na dhuroi një dasëm mbretërore si në përralla! Fjalimi prekës i Dukeshës së madhe Maria do mbetet nga më të ndjerët: Paraardhësit tanë sonte buzëqeshin atje lart në qiell… @grand_duke_george_of_russia @rebecca_bettarini @russianimperialhouse photos by: @dmosully”, shkruan Princi krahas fotove të ceremonisë.

Artikuj të ngjashëm