Princ Leka dhe Elia Zaharia përfundojnë në polici për dhunë në familje

By

Princ Leka ka bërë kallëzim në polici ku ka pretenduar se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Kështu raporton Klan Neës.

Mësohet se edhe Zaharia ka bërë kallëzim kundër Lekës. Të dy po hetohen në gjendje të lirë për dhunë në familje, ndërkohë që të dy kanë kërkuar urdhër mbrotjeje ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes së tyre e dhanë më 15 janar të këtij viti, pas një periudhe ku përflitej për një “krisje” në martesën e tyre. Ishte vetë Princ Leka që përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “duke qenë se martesa e kishte humbur funksionin e saj, ata kishin vendosur t’i jepnin fund.”

Divorcin e konfimoi edhe vetë Elia Zaharia, e cila po në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ndarja nuk e lumturon, por “ndonjëherë qenka e vetme rrugëzgjidhje”.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u kurorëzuan në martesë në vitin 2016, pas një historie dashurie disa vjeçare.

Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Princesha Geraldinë. Kohët e fundit ka pasur zëra se Princ Leka është në një histori të re dashurie me një fotografe.

Artikuj të ngjashëm