Prezantuesja shqiptare SHKËLQEN me hundën ‘e re’

By

Tre javë më parë, prezantuesja Roza Lati befasoi kur komplet pa komplekse tregoi në rrjete sociale se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në hundë.

Ndryshe nga shumë të tjerë që nuk bëjnë zë për këtë çështje, Roza nuk fshehu asgjë dhe e lumtur ka treguar rezultatin.

Në një video në Instagram, megjithëse akoma e enjtur, tek Roza vërehet ndryshimi që e ka bërë të duket edhe më bukur.Por ajo që ka befasuar ka qenë kërkesa për doktorin.  ‘

Jam shume e kenaqur qe kirurget e moren ne konsiderate porosine time kur i thash perpara se te futem ne operacion: Ju lutem mos me ndryshoni portretin. Hunda eshte karakteri i njeriut. Ma ruani karakterin e portretit tim, mos me beni nje hund luleshtrydhe, thjesht ma coni hunden ne vend dhe me hapni kanalet e frymarrjes! -dhe ata kete gje bene. Faleminderit doktor Skerdit’ – ka deklaruar Roza.

Ndryshe, prezantuesja që prej ndërprerjes së transmetimeve të Agon Channel pas masës së sekuestros nuk ka nisur ndonjë projekt të ri televiziv. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm