Sonte në NIN, premiera ekskluzive e projektit ‘Ai/Ajo’

By

Në vazhdën e emisioneve verore që do rifreskojnë skemën programore të Klan Kosovës përgjatë tërë muajit Gusht, sot në ekranin e Klan Kosovës nis projekti i ri.

Bëhet fjalë për serialin e shkurtër ‘Ai/ajo’ që episodin fillestar do ta transmetoj sonte në NIN të Klan Kosova për t’u pasuar më vonë gjatë Gushtit me disa episodë të tjerë.

Ky serial që portretizon me etapa një relacion tipik mes një burri dhe një gruaje në dy role ka aktorët Arta Selimi e Besfort Daka me regji të Blerta Zeqirit.

Premierën e ‘Ai/ajo’ me producent Alaudin Hamitin mund ta ndiqni sonte në emisionin përmbyllës të sezonit të parë të NIN ku mes tjerash një pjesë nga ora 21:40 do t’i dedikohet edhe ekipit të Klan Kosovës si përmbledhje e punës gjatë tërë kësaj periudhe.

 

Artikuj të ngjashëm