Një prej prezantueseve më simpatike shqiptare të programeve rinore, po bëhet nënë për të parën herë!
Fjala është për Fatma Methasanin, vajzën e zbuluar në ‘MAD TV’ e cila që prej debutimit të parë me programin rinor dedikuar shoubizit shqiptar tërhoqi vëmendjen e shikuesve.
Kuzhinieri i njohur Alfio Rrotami dhe moderatorja Fatma Methasani janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun që pas ditës kur e bënë publike lidhjen e tyre e cila kishte kohë që kishte nisur e ata e mbanin të fshehtë.
Alfio Rrotani e bëri të ditur me anë të një fotojë në llogarinë e tij në Instagram, se dyshja tashmë po bëhesin treshe.
“Kur dashuria është shumë e madhe për t’u mbajt në dy zemra, vjen në jetë, një zemër e tretë! Po bëhemi tre.’ – shkroi ai nën foton që e postoi. /Prive.al