Prezantuesja shqiptare po bëhet nënë për herë të dytë

By

Pas muajsh mungesë në ekran, Floriana Garo ishte e ftuar sot në emisionin e pasdites në Klan, “Rudina”.

Mes të tjerave, ish-moderatorja ndau me publikun lajmin e shtatzënisë së dytë!

Floriana Garo, tregoi se është në muajin e 3-të të shtatzënisë dhe dëshira e saj është që kësaj here, bebi të jetë djalë.

Më 12 mars të 2018-ës, Garo bashkë u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Adia.

“Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe është më mirë tani shpejt, se nuk harroj as ato që kam mësuar.”- vazhdoi ajo, duke sqaruar kështu vendimin për ta zmadhuar familjen vetëm 1 vit pas ardhjen në jetë të bebushes.

Në gusht të vitit të shkuar, gjatë një interviste në “Pushime on Top”, Floriana foli për jetën e re të saj dhe partnerit Enis Daci pas ardhjen së vajzës.

“Po e shijoj shumë kohën që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Nëse dikur bëja gjithçka për veten time, tani s’jam më unë e para, është ajo. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur edhe vargje për të.”

Ndërkohë, me një llogari të përafërt, bebi numër dy i çiftit pritet të vijë nga dhjetori ose janari i vitit të ardhshëm.

Burimi: Anabelmagazine.com

Artikuj të ngjashëm