Dje, prezantuesja e njohur e Klan Kosova, Genta Cana publikoi një fotografi në orët e fundit të pritjes së ëmbël.
‘Është gati fundi i këtij rrugëtimi të bukur. Vajza ime është gati të takojë botën’ – shprehej ajo në foton nga seti profesional i ditëve të fundit të shtatzënisë.
E sot, Genta është bërë nënë për herë të parë.
Prezantuesja e ka sjellur në jetë vajzën e saj në një prej spitaleve private të kryeqytetit. Genta dhe Noli kanë vendosur ta quajnë bijën e tyre, Ella.
Edhe foshnja edhe nëna sipas burimeve të Prive.al gëzojnë shëndet të plotë.
Urime! /Prive.al