E kemi parë në ekran pothuajse çdo natë gjatë kampionatit europian, por duket se nga prezantuesja bukuroshe e Supersport Kosova ka edhe të reja të tjera.
Kjo të paktën sipas një postimi të bashkëshortit të saj, Enisit, që në foton me Vlerën dhe djalin e tyre, Malin, ka shkruar: ‘Ne të katërt’.
Pas këtij përshkrimi lind dyshimi se çifti janë në pritje të fëmijës së dytë, pas djalit që erdhi në jetë shtatë vite më parë.
Vlera deri tani nuk ka komentuar këtë pjesë teksa nëse bëhet fjalë për shtatzëni, ajo duhet të jetë në javët e para sepse deri tani nuk është vërejtur asgjë në aspektin fizik. /Prive.al/