Ishte konceptuar si një edicion më i veçantë për faktin se në ‘100 milionë’ sonte garojnë figura të Top Channel për të grumbulluar para për familjen e përmbytura por, Arbana Osmani në rolin e garueses, e ka bërë edhe më të veçantë emisionin e sotëm të Eno Popit.
Në të hyrë në studio, prezantuesja pati një dhuratë të vogël për Enon.
Në kutinë e kuqe të vogël, si dhuratë krishtlindjes, Arbana për Enon kishte menduar një biberon!
Me këtë rast, u zbulua se Eno po bëhet baba për herë të parë. Për pak muaj, pritet të vijë në jetë një vajzë!
Bebja është fryt i dashurisë disa vjeçare të Enos me të dashurën e tij, Atena Papalin. /Prive.al/