Business Insider, portali i njohur amerikan i lajmeve, kësaj here ka zgjedhur këngëtarin dhe producentin shqiptar Flori Mumajesi, për t’i kushtuar një artikull.
Theksi i rreshtave të këtij lajmi, bie mbi lansimin e këngës “Karma” nga Flori dhe grupi i tij Three Dots, në gjuhën spanjolle.
“Flori Mumajesi lanson hitin “Karma” në spanjisht”, është titulli i këtij artikulli, ku po ashtu thuhet se nëse ndonjëherë keni dëgjuar muzikë ballkanike, medoemos do keni dëgjuar edhe për Florin dhe këngët e tija.
“Kënga e tij e fundit “Karma”, i jep Florit një tjetër dimenzion dhe e zgjeron audiencën e tij edhe në botën ku flitet spanjisht”, thuhet ndër të tjerash.
Projekti muzikor “Karma” është i fundit që Flori bashkë me Brunon dhe Klajdi Harunin sollën në tregun muzikor.
Ai dhe “Three Dots”, kanë bashkë që nga viti 2010-të, dhe që atëherë produksioni ka nxjerrë vazhdimisht emra të rinj e po ashtu edhe plot e plot hite. /Prive.al
http://markets.businessinsider.com/news/stocks/Flori-Mumajesi-Releases-Spanish-Hit-Karma-1002299708