Sonte po zhvillohet pasarela e shumëpritur e Valdrin Sahitit ku po prezanton edhe koleksionin e tij të ri.
Një mbrëmje gala e përgatitur deri në detajin më të vogël, të ftuarit e parë kanë shkelur në tapetin e kuq dhe u ndalën për fotografi.
Pas tapetit të kuq, të ftuarit vijuan brenda arenës ku u zhvillua edhe sfilata e shumëpritur e Sahitit.
Presidenta Vjosa Osmani ishte prezente gjatë sfilatës dhe ishte ulur në rendin e parë. Afër saj ishte edhe bashkëshortja e stilistit, Edita dhe vogëlushja e çiftit, Bella. Gjithashtu, afër presidentes ishte e ulur edhe nëna e Valdrin Sahitit. /Prive.al