Presidentja e tretë e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga pas mbarimit të mandatit është duke u treguar shumë aktive sa i përket aktiviteteve të ndërlidhura kryesisht me fuqizimin e grave, në veçanti atyre nga grupe të margjinalizuara shoqërore.
Përmes “Jahjaga Foundation”, nismat janë të shumta teksa së fundmi ka ardhur edhe një tjetër iniciativë e re.
Presidentja Jahjaga ka “lundruar” në ujërat e modës duke dizajnuar koleksion veshjesh për gra.
Koleksioni titullohet “One in three”, në shqip “Një në tre” dhe i referohet statistikave botërore sipas të cilave “një në tre gra përjeton dhunë”.
E veçanta e veshjeve është sepse ato punohen nga gra të margjinalizuara, si rrjedhojë, çdo blerje do të kontribuojë në vazhdimin e punës së grave për koleksionet e ardhshme.
Veshjet mund të blihen online. /Prive.al