Saktësisht një vit më parë, Fifi gjeti dashurinë.
Dhjetorin e 2021-ës, këngëtarja sapo kishte dalë nga BBVIP kur u njoh me partnerin e saj, Adisin, përmes një prej ish-banorëve, Kledit.
Në këtë përvjetor të parë bashkë, Fifi ka ndarë fjalë shpirti për personin e zemrës përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot 1 vit me pare t’kom bo temin .. sot 1 vit me pare ti kishe frike qe une s’do jem e jotja .. e sot 1 vit me pare une I premtova vetes dashnine tande pavarësisht atyre gabimeve te vogla tuat qe une i di 😅..
qe dashnia jem per ty vec do rritet ma shume e do mundohem mos te te zhgenjej per kete te jesh I bindur e te betohem ne dashnine tone . TE DUA NUSH🫀TE DASHUROJ NINXHA JEM”, shprehet Fifi.
Kujtojmë se prej disa muajsh, përflitet shtatzënia e Fifit, detaj i cili ende nuk është demantuar apo pohuar nga ajo! /Prive.al
View this post on Instagram