Dueti mes Kidës dhe Mozzik padyshim se është një nga hitet absolute të kësaj vere.
Në një muaj nga publikimi ‘Premtimet’ ka kaluar tashmë shifrën e shtatë milionë klikimeve duke u ranguar e dyta në Youtube pas ‘Shumë pis’ në listën e këngëve më të dëgjuara të këtij sezoni.
Megjithatë, artistët nuk po i lënë vetes hapësirë të shijojnë suksesin e këtij krijimi muzikor por po punojnë në projekte të reja.
Mozzik shumë shpejt vjen me bashkëpunimin e rradhës me Xhensila Myrtezajn të titulluar ‘Ama dorën’, kurse edhe Kida ka rezervuar supriza përgjatë muajve në vazhdim. /Prive.al/