Arilena Ara ka bërë një postim shumë prekës në Instagram.
Përmes një videoje të kthyer prapa në kohë, këngëtarja uroi babanë e ndjerë për ditëlindje.
Në video, Arilena shihet në audicionet e “Gjeniut të vogël” ku në momentin që ka triumfuar i është hedhur në krahë babait të saj.
E kjo gjë po i mungon asaj…
“Edhe njehere t’me perqafoje, babi…Gezuar ditelindjen ne parajse!”, ka shkruar artistja./Prive.al