Postimi misterioz, a ka vdekur Sin Boy?

By

Publicitetin që po kërkonte duket Sin Boy tashmë e ka fituar, pasi u rikthye sërish në qendër të vëmendjes përmes “vdekjes së tij”.

Ndaj ndërsa prej më shumë se 24 orësh flitej se artisti shqiptar ka ndërruar jetë nga mbidoza, dhe teksa ishte zhdukur, ai vendosi të përgjigjet duke konfirmuar vetë zërat për “vdekjen” e tij.

Pak pas orës 16:00 të së martës, nga llogaria zyrtare e Sin Boyt u ngarkua një postim, ku shkruhej: “Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë për Sin Boy edhe në këto kohë. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë”.

Në fakt, në profilin e artistit janë shtuar edhe fotot e zeza të profilit, ndërsa postimin e mësipërm e ka shpërndarë edhe motra e tij, në llogarinë e saj.

Pas postimeve në fjalë, zërat po shtohen duke thënë se e gjithë kjo ishte një pjesë e marketingut dhe tani të gjithë presin publikimin e këngës së re Sin Boy.

Theksohet se thashethemet për vdekjen apo jo të Sin Boy nisën nga një postim në Instagram ku shfaqej në ambulancë dhe mbishkrimi se vdiq nga mbidoza.

Vlen të theksohet se fotografia në fjalë nuk dihet se kur është, ndërkohë që nuk dihet nëse burri i shtrirë është Sin Boy.

Mirëpo, fakti që ai nuk i mohoi thashethemet, por edhe fotoja e zezë në profilin e tij i kishte shqetësuar fansat e tij, me kërkimet për emrin e tij në Google./Prive.al

Artikuj të ngjashëm