Ylli botëror i futbollit, Pele, ka vdekur në moshën 82-vjeçare në spitalin izraelit “Albert Einstein” në Sao Palo, ku ishte i shtrirë që nga 29 nëntori.
Duke qenë se Pele është ikonë e futbollit, lajmi për vdekjen e tij ngjalli trishtim dhe zhgënjim në të gjithë botën.
Për tre herë fituesin e Kupës së Botës, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonar, dekretoi 3 ditë zie, bile në disa rajone si ai i Sao Paulo-s do e zgjasin atë për një javë.
I gjithë Brazili do të ndalet për tri ditë për t’i bërë homazhe legjendës së futbollit për të cilin statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaniero tashmë veçse është ndriçuar me ngjyrat e flamurit brazilian.
Funerali i Peles do të jetë me 3 janar.
Në postimin ku njoftohet vdekja e tij i përcillet një mesazh qytetarëve që të dhurojnë sa më shumë dashuri.
“Frymëzimi dhe dashuria shënuan rrugëtimin e mbretit Pelé, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë paqësore. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë”, ishin fjalët e fundit në llogarinë e Peles në Twitter.