Në karrierën e tij muzikore Getinjo kishte gjithmonë përkrahje të madhe nga familja.
Të dy vëllezërit reperë Getinjo dhe Mozzik, kanë falënderuar shumë shpesh nënën dhe babanë e tyre ku gjithmonë gjetën përkrahje.
Familja ishin bashkë edhe kur kaluan një episod të frikshëm në fillim të Prillit. Babai i tyre pësoi sulm kardiak, mirëpo falë intervenimit të doktorëve gjithçka kaloi me sukses.
E tani babai i reperëve gëzon shëndet të mirë. Në një foto që Getinjo publikoi së fundmi në llogarinë e tij në Instagram ai shihet në oborr i fortë dhe i buzëqeshur.
“Krenaria jem. #obabapertykrejtsenetibona” – shkruan reperi nën foton e postuar.