Postimet që zbuluan vendndodhjen e Dragos – Çfarë do të ndodh tani me bashkëshortin e Angela Martinit?

By

Biznesmeni Dragos Săvulescu ishte në pushime me bashkëshorten e tij Angela Martini. Raportohet se arrestimi i tij u bë në një nga resortet e Mykonos në Greqi.

Ish-aksioneri i Dinamos, ishte në bar me dy miq dhe nuk rezistoi në momentin e arrestimit. Autoritetet greke kanë deklaruar se ai do të ekstradohet për në Rumani.

Më poshtë, mund të shihni fotografitë që Martini kishte ndarë në rrjetet e saj sociale pak orë para arrestimit të tij. Ajo nuk kishte theksuar se ku gjendeshin.

Ishte një mikeshë e çiftit, modelja Marica Pellegrinelli e cila po ashtu publikoi fotografi dhe vendosi lokacionin Mykonos. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm