Politika përfshihet në grim: Fisnik Ismaili i del në mbrojtje Sellmës

By

Po vazhdojnë akoma kundërpërgjigjet drejt Arbana Xharrës, e cila bëri një koment rreth grimit të Meghan Markle, gruas së Princit Harry, pas dasmës që u zhvillua dje në Londër.

Pas Sellmës, Valdrin Sahitit e Adelina Ismailit, radha i erdhi Fisnik Ismailit – deputetit të PSD-së, për të shprehur mendimin e tij rreth asaj që shkroi Arbana ‘kundër’ Sellmës.

“S’di qysh mundet Arbana Xharra me e kritikue dikon që shpenzon pare për me u dukë ma bukur, kur vet ka shkue e ka ba hundën operacion plastik. S’un i shëron komplekset tua, oj bijo, tuj i përqeshë tjerët, jo.

Oh, the irony…”, ka shkruar Fisniku në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Nuk vonoi shumë, pasi lexoi të gjitha statuset drejtuar asaj, Arbana bëri edhe një reagim sërish në Facebook, duke shkruar: “Qenkan mobilizu gjitha Sellmat me fytyrat si pista te atyre aeroplaneve te rende rus qe bajne gje te gjalla per ne Sibiri e Kazakistan Pse qenka blasfemi te kritikosh kete maskarade makupesh qe ndodhe – krejta dukeni te nje nene dhe nuk eshte ekologjike me gjithe ato ngjyra qe iu bejne si Frankeshtajni … dhe mos shtyni te flas vertet per „deshtime“ se ne dhoma msheleni”.

Nuk dihet nëse gjithçka do të përfundojë këtu, apo do të lajmërohen edhe njerë të tjerë nga politika për të folur rreth grimit edhe pse jashtë profesionit të tyre…/Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm