Policia shpall në kërkim edhe Stresin

By

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, të njohur me nofkën Stresi, pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor””, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Ndryshe, Stresi ishte sot i ftuar në Kosova Today të Klan Kosova ku foli gjerë e gjatë për ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm