Lajmi për plagosjen brutale të modeles Klea Prenga bëri bujë pasi ajo ndau me ndjekësit imazhet sensitive ku shihet dëmi i madh i shkaktuar në fytyrën e saj.
Pas këtij veprimi dyshohet se qëndrojnë Mariela dhe Antonela Berisha – kjo e fundit njihet si personazh publik që ka marrë pjesë në disa programe televizive si ‘Përputhen’ e ‘Big Brother VIP’.
Motrat tanimë janë në kërkim nga autoritetet e policisë së Shqipërisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– njoftoi policia.
Prenga shkroi se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berishën.
E reja thotë se dëmtimet janë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një mesazh, ku i thuhet se “dhurata” nuk ishte nga Antonela, por Mariela, pasi pretendohet se vajza e dhunuar ka hyrë mes një çifti.