Policia ndërhyn në shtëpinë e Rihanna-s

By

Autoritetet u thirrën në shtëpinë e Rihannës në Beverly Hills të enjten mbrëma pasi një burrë mbërriti me qëllim për t’i propozuar martesë këngëtares shtatzënë.

Burri i paidentifikuar, i cili kishte udhëtuar nga Karolina e Jugut në Los Anxhelos, thuhet se u arrestua në pronën e saj rreth orës 12:30 pasdite për shkelje.

Sipas TMZ, ai u pa pothuajse menjëherë nga ekipi i sigurisë së këngëtares i cili thirri policinë pasi ai u tha atyre për qëllimet e tij.

Zotëria u shoqërua më pas nga prona në pranga, ku u mor në pyetje dhe më vonë u lirua pasi u konstatua se nuk kishte shkelur asnjë ligj.

Edhe pse asnjë ligj nuk u shkel, atij iu kërkua të largohej dhe iu tha që të mos kthehej më në pronë.

Nuk dihet nëse Rihanna, partneri i saj A$AP Rocky apo djali një vjeçar ishin në shtëpi në kohën e këtij incidenti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm