Këngëtarja Eni Koçi ka pasur një eksperiencë me policët për të parën herë mbrëmjën që lamë pas në Tiranë.
Në vozitje e sipër, asaj i është dashur të bëjë testin e alkoolit përmes frymëmarrjes në aparaturën speciale.
Ka qenë ky moment shkak për të kuptuar që Eni nuk konsumon kurrë alkool.
E bindur që s’do i dalë asnjë promilë alkool në gjak, këngëtarja dëgjohet duke thënë: ‘S’do dali gjë se s’pi unë kurrë alkool’.
Dhe ashtu doli! Pas kontrollit rutinor të patentës, policia e ka lënë Enin të lirë. /Prive.al