Po përdorte celularin në makinë, aktorja e njohur gjobitet nga policia

By

As më të famshmit nuk mund të shmangin disa gjoba nga policia!

Aktorja amerikane Vanessa Hudgens është fotografuar duke dërguar mesazhe në celular, teksa drejtonte makinën e saj në Los Angeles.

Në fotografitë e publikuara në media, aktorja amerikane shihet duke qeshur teksa flet me një polic dhe i jep atij patentën.

Thuhet se aktorja sapo kishte dalë nga palestra në momentin kur u kap duke përdorur celularin. Në Kaliforni nuk lejohet që të përdoret celulari apo ndonjë pajisje e ngjashme elektronike teksa je në makinë dhe për këtë arsye aktorja ka marrë një gjobë.

Sipas ligjit në Kaliforni celulari mund të përdoret vetëm pa e prekur me duar, për shembull duke përdorur spikerin e telefonit që të vazhdosh komunikimin.

Artikuj të ngjashëm