Siç edhe kishin paralajmëruar sot herët në mëngjes familja, këngëtari Ergi Dini përcillet për në banesën e fundit sot në orën 15:30.
Para mbledhjes së personave që do t’i japin lamtumirën, familja e ngushtë Dini tashmë janë mbledhur në apartamentin e tyre në Shkodër nga ku do niset kortezhi funeral.
Në fotografitë e shkrepura nga Prive.al, shihen familjarë të Ergit përpara hyrjes së apartamentit teksa kurora të shumta me lule janë vendosur në një prej mureve ngjitur me parkingun.
Kujtojmë se Ergi, humbi jetën mbrëmë pak minuta pas një aksidenti të rëndë me motorr bashkë me mikun e tij që poashtu nuk i shpëtoi plagëve të marra.
Dini ishte vetëm 22 vjeç, me gjithë kohën, talentin e potencialin për të vazhduar një karrierë serioze në muzikë brenda trojeve shqiptare dhe jo vetëm. /prive.al/