Po e shoqëronte Dua Lipën por të dashurit të saj Isaac Carew i mbetën sytë te Jennifer Lopez

By

Isaac Carew, modeli e kuzhinieri i famshëm britanik, është i dashuri i Dua Lipës dhe e ka shoqëruar mbrëmë këngëtaren në debutimin e saj në tapetin rozë të mbrëmjes MET GALA 2019-të.

E përderisa Dua Lipa po dukej si një mbretëreshë e veshur e tëra në Versace, i dashuri i saj u kap duke e shikuar Jennifer Lopez.

Por, s’i vëmë faj sepse Lopez po dukej një ‘sex bombë’ në fustanin e saj, i cili bën pjesë në mesin e veshjeve më të bukura të kësaj mbrëmjeje për këtë vit.

Megjithatë, Isaac dhe Dua po dukeshin shumë bukur bashkë, ndërsa këngëtrja me origjinë shqiptare, mori shumë vëmendje me paraqitjen e saj të parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm