Ky mund të jetë kombinimi më i mirë që kemi parë së fundmi në skenën muzikore shqiptare.
Dyshja e famshme, reperi Majk i Baba Stars dhe këngëtari melankolik Yll Limani, kanë bashkuar forcat për një këngë të re.
Majk dhe Limani sapo kanë lansuar projektin e ri “Krejt t’i fala”, të cilin e kishin paralajmëruar muaj më parë.
Përderisa fansat e djemve të famshëm po prisnin këngën e tyre të përbashkët s’kishte asgjë konkrete dhe supozohej se kënga do të dilte verës, por ajo na zuri në befasi duke u lansuar në ditët e para të vjeshtës.
Teksti si gjithmonë, është shkruar nga vet artistët që njihen edhe si liricistë të zotë, e kënga komplet i dedikohet dashurisë. /Prive.al