Sonte nis sipërmarrja më e re e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. ‘Your Face Sounds Familiar’ ka krijuar ekipin prej shtatë personazheve publike të cilët do të transformohen në skenën gjigande të programit.
Por, interesante këtë produksion televiziv duket ta bëj edhe juria e cila ka qenë e pa plotësuar deri mbrëmë.
Pas Arian Çanit dhe Bleonës, në panel shtohet edhe Bojken Lako për të cilin nuk është hera e parë që e gjen veten në panelin gjykues.
Të tre me natyra të ndryshme por do e shohim sonte se sa do të përshten në gjykim ata. Enigma e këtij rrugëtimi zbulohet këtë mbrëmje në ora 20.00 në TV Klan ku shfaqet edhe premiera e ‘Your Face Sounds Familiar’./Prive.al