Fiks një javë nga tre hyrjet e reja në “Big Brother VIP”, duket se lista e prurjeve nuk është mbyllur ende.
Pas dy eliminimeve të Premten dhe një tjetër që pritet nesër, duket se do kemi hyrje!
Lajmin e ka konfirmuar prezantuesja e programit, Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram, bashkë me producenten, Sara Hoxha.
“Njerëz, kemi një hyrje të re nesër” – shprehet Arbana teksa Sara pyet nëse është vajzë apo djalë!
“Çun, se çun duan” – shprehet Sara, pjesë që konfirmohet nga Arbana.
Mesa duket, dëshira e Fifit për një mashkull si prurje e që do jetë beqar po realizohet!
“Mezi po pres Ilir me hy ndonjë mashkull brenda, mashkull single” – ishte shprehur ajo të enjten!
Jemi gjithë sy e veshë për të parë banorin e ri, i 18-ti që hyn në “Big Brother VIP”. /prive.al