Kush do publikoj këngë sot ?!

By

E shtuna e parë e muajit Mars duket se për shumë artistë ka qenë opsioni më i preferuar për publikimin e këngëve.

Pas një pauze në fillim vit, sa më shumë që i afrohemi pranverës aq më të shpeshta po janë projektet e lançuara.

Së paku tre të tillë janë paralajmëruar sot. Etnon dhe Genta Ismajli brenda pak orësh do publikojnë ‘Shake it’ teksa të njejtin fat pritet ta ketë edhe projekti i shumëpritur i Nora Istrefit, të paktën nga çfarë ka thënë Roberti në një postim në Instagram.

Këngë do publikoj sot edhe 2ton por ndryshe nga artistët e lartpërmendur ai projektit ‘Ta fali jetën’ ka vendosur që të mos i bashkangjisë videoklip.

Tanimë kur beteja për hitet e 2016-tës ka filluar, mbetet të dëshmohet nga koha se kush do ia dalë të triumfoj në treg. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm